Category Archives: Menaxhment

Kosova pjesëmarrëse në garën ndërkombëtare për Marketing organizuar nga Google

Dy studentë të Kolegjit Universum, Egzon Bunjaku dhe Fatjona Berisha, dhe mentori i tyre Profesor Mërgim Cahani, marrin pjesë në Google Online Marketing Challenge, një garë kjo që lejon studentët të krijojnë një kampanjë marketingu duke përdorur Google AdWords dhe Google+ dhe ku gjatë 5 viteve të fundit kanë marrë pjesë ekipe universitetesh nga rreth 100 shtete të ndryshme të botës (http://www.google.com/onlinechallenge/).

Pasi fillimisht kanë ndjekur kurse në Marketing Digjital të ofruara me certifikim nga Google si dhe kanë vijuar lëndët në Marketing dhe Menaxhment në Universum, ekipi i studentëve nga Kolegji Universum ka vazhduar me sukses punën në krijimin e strategjisë së marketingut online për kompaninë kosovare Scards LLC duke përdorur veglat për marketing siç janë Google AdWords me një buxhet të ofruar nga vet Google dhe Google+. Kompania Scards është zgjedhur pikërisht për shkak të profilit të tyre, ofrim dhe dizajnim me porosi të vizitkartave dhe materialeve të tjera promovuese të shtypura për një treg global pasi gjithçka mund të porositet përmes internetit.

Pjesëmarrja në këtë garë ishte pak sfiduese pasi që gjatë aplikimit Kosova nuk ishte në listën e shteteve në aplikacion.  Pas një inkuadrimi dhe komunikimi me Google, grupi ka arritur të fut Kosovën dhe Kolegjin Universum në listë dhe rrjedhimisht dhe pas aplikimit të suksesshëm ekipi Kosovar është pranuar nga Google. Ekipi nga Universum, fillimisht do të garoj në nivelin regjional pastaj edhe në atë global dhe nëse shpallet fitues, do të marrë disa shpërblime duke përfshirë edhe vizitë për 2 javë kampusit qendror në Google në Californi.

Ky është edhe një nga projektet e shumta që Kolegji Universum i realizon me studentët e vet të cilët ndihmojnë si në krijimin e një fuqie të aftë punëtore, po ashtu edhe në promovimin e Kosovës nëpër botë.

Advertisements

Bashkëpunimi ndërkombëtar i studentëve të Universum përmes X-Culture

Ne vizite fabrikes se Mercedez BenzEkipi fitues ne sfiden e Mercedez Benz

Sapo u ktheva nga Stambolli ku së bashku me studentin tim, Flamur Sallahu, morëm pjesë në konferencën vjetore të X-Culture, ku gjithashtu pata nderin të jem një nga kryesuesit dhe organizatorët e kësaj konference, që këtë herë u organizua në nikoqirllëk të Mercedes Benz Turk.

Ekipi fitues ne sfiden e Mercedez BenzNe vizite fabrikes se Mercedez Benz

 Siç edhe disa nga Juve keni dëgjuar, Kolegji Universum qe tre vite është një nga institucionet më aktive në projektin X-Culture, përmes të cilit mbi 4,000 studentë nga 82 universitete në mëse 45 shtete, të ndarë në grupe prej 7 personave, punojnë së bashku në një mjedis virtual përmes përdorimit të rrjeteve sociale siç është Facebook, Skype, GoogleDocs, për të krijuar një biznes plan ndërkombëtar për një nga kompanitë më të mëdha të botës.

Pjesemarresit ne Konferencen e X-CulturePjesemarresit ne Konferencen e X-Culture

Pasi studentët gjithë punën e kryejnë në mjedis virtual dhe pa e takuar asnjëherë njëri tjetrin, të gjithë pjesëmarrësit ishin të lumtur që tani kishin mundësi të njihnin partnerët e tyre virtual nga e gjithë bota dhe të prezantonin bashkë projektet e tyre, të cilat këtë herë kishin të bënin me zhvillimin e një prototipi të ri të kamionit Mercedes Benz për tregun e Turqisë. Gjithë konferenca ishte edhe më madhështore kur ajo u organizua në kampusin me mbi 350,000 m2 hapësirë të Mercedes Benzit dhe ku studentët patën mundësi të shohin direkt të gjithë procesin e prodhimit të autobusëve të MB. Me këtë rast, tri projektet më të mira, u shpërblyen nga Mercedezbenz.

Profesoret e X-CultureProfesoret e X-Culture

Ekspozimi ndaj të bërit biznes ndërkombëtar, është një nga shkathtësitë më të rëndësishme të shekullit 21. Për shkak se një pjesë e studentëve tanë pas diplomimit do të sfidohen të punojnë me kolegë nga kultura dhe zona të ndryshme kohore, X-Culture Ju jep atyre mundësinë te testojnë vetën në këto mjedise pune dhe të shohin se cilat janë sfidat e të punuarit në kompani multinacionale ku kërkohet koordinim me departamente të cilat gjenden në vende të ndryshme të botës.

Alejtin Berisha, Ligjërues në Kolegjin Universum