Category Archives: Karriera

Keshilla e vetme – Ji vetevetja!

Keshilla e vetme – Ji vetevetja!

Ji vetevetja

Nese ti je ai/ajo qe deshiron ti zgjerosh njohurit, te ndertosh shkathtesi dhe te kesh sukses, e vetmja gjë qe duhet te besh eshte te shfryteosh ne maksimum  kohen dhe te kesh vullnet te mire.

Ne cdo vend te botes, koha eshte para! Po krijoj përshtypjen qe jo ne te gjitha rastet ia dime vleren. Ne duhet te kujdesemi qe te shfrytezojme kohen maksimalisht sepse ajo po iken shume shpejt. Nese tashme e bëni këtë, athere une e ti kemi dicka të perbashket.

Une jam shume i apasionuar pas ngritjes profesionale dhe pothuajse gjithë kohën  e shfrytëzoj ne botën virtuale. Natyrisht, kjo nuk ka qene gjthmone keshtu! Gjithqka filloj pas perfundimit të shkolles se mesme, athere kur kuptova seriozitetin qe bart jeta dhe vendosa te përkushtohem dhe te bej ate qe kam ëndërruar gjithmonë.

Nuk ka asgje me te shtrenjtë se koha,  dhe te qenurit vetja jote! Boll lexove për të tjerët ne rrjetet sociale! Shfrytezo ato per ngritjen tende profesionale, ndjeki enderrat tua dhe ndërto jetën tënde.

Shpetim Dragusha

Student i vitit te dyte, Kolegji Universum

Advertisements

Çka duhet të kemi parasysh kur shkruajme CV-ne?

Shumë njerëz heqin dorë nga aplikimi ndoshta edhe në punën e ëndrrave të tyre vetëm e vetëm pse hezitojnë ta shkruajnë CV-në sepse kjo i’u duket punë e vështirë. Shkrimi i CV-së nuk është shumë i vështirë siç perceptohet nga një përqindje e njerëzve, mirëpo gjatë shkrimit të saj duhet t’i kemi disa gjëra parasysh.

CV-ja është fotografia juaj personale nga e cila varet drejtpërdrejtë thirrja juaj në intervistë, andaj  jepni më të mirën gjatë shkrimit të saj. Ja disa këshilla!

Bëj një listë të arritjeve tua
Është mirë që para se të fillosh ta shkruash CV-në të bësh një listë të arritjeve tua.  Në këtë  mënyrë ti do ta kesh më të lehtë t’i klasifikosh  gjërat dhe t’i fusësh në përmbajtje vetëm ato që mendon se janë të nevojshme për t’i ditur punëdhënësi yt.

Hulumto rreth pozitës për të cilën aplikon
Është shumë e arsyeshme të hulumtosh rreth pozitës për të cilën aplikon. Në këtë mënyrë ju do të njoftoheni rreth shkathtësive që nevojiten për ta fituar atë pozitë. Nga lista që e bëtë në fillim ju do t’i zgjidhni vetëm ato shkathtësi që nevojiten për pozitën që aplikoni.

Kushtoi vëmendje të veçantë hyrjes
Fillimi i CV-së është shumë i rëndësishëm. Shkruaje në atë mënyrë që ta fitosh vëmendjen e punëdhënësit që në sekondat e parë kur fillon ta lexoj.

Shkruaj qartë dhe pa gabime gramatikore
Mundohu ta shkruash CV-në në mënyrë sa më të qartë duke i’u ikur gabimeve gramatikore. Bërja e gabimeve gramatikore lë përshtypje tek punëdhënësi se ju nuk jeni person i kujdesshëm dhe i përgjegjshëm, gjithashtu mos bërja e gabimeve gramatikore rrit në 26% mundësinë për intervistë.

Mos shkruaj gjëra të panevojshme
Duhet ta keni parasysh se CV nuk duhet të jetë shumë e gjatë. Ju keni një hapësirë prej 1-2 faqe , andaj mos e qo dëm duke shkruar gjëra që nuk krijojnë përshtypje tek punëdhënësi.

Kujdesu edhe për detajet
Kujdesi madje edhe ndaj detajeve më të vogla  lë përshtypje tek punëdhënësi se ju jeni person shumë i kujdesshëm, andaj kujdesu edhe për gjërat më të thjeshta,  për të cilat ndoshta mendon se nuk qojnë peshë.

Mundohu të shfaqësh anën tënde kreative
Sipas disa studimeve, ajo që më së shumti i bën të rëndësishëm punonjësit para punëdhënësit të tyre është kreativiteti i tyre. Jetojmë në një shekull ku kreativiteti është duke u çmuar shumë, andaj gjatë shkrimit të CV-së shfaq anën tënde kreative sepse kjo rritë shanset për të qenë i ftuar ne intervistë.

Mos shkruaj gjëra të pavërteta rreth vetës tënde
Disa njerëz shkruajnë gjëra jo të vërteta në CV-të e tyre. Mos bëj një gabim të tillë. Shkruajë atë që je, jo atë që dëshiron të jesh.

Dërgo CV-në në adresë të saktë
Ka raste kur aplikuesi dërgon CV-në e tij në adresë të pasaktë, madje ka raste kur i’a dërgojnë edhe drejtorit të kompanisë. Mos bëj një gabim të tillë sepse dërgimi i CV-së në adresë të saktë rrit mundësinë prej 15 % për t’u ftuar në intervistë.

Këto ishin disa gjëra që duhet t’i kemi parasysh para dhe gjatë shkrimit të CV-së.
Nëse edhe pas zbatimit të këtyre këshillave nuk jeni ftuar në intervistë, mos fajësoni punëdhënësin. Diçka keni harruar!

Valdete Tahiri

Studente e vitit te dyte, Kolegji Universum

10 këshilla për një interviste te suksesshme

Intervista konsiderohet te jete prova me e rëndësishme per te fituar nje vend te punes. Shkollimi, përvoja dhe aftësitë e tjera te pershkruara ne CV-ne tuaj, duhet te vertetohen ne intervisten me punedhenesin. Punedhenesi kerkon te njohe se cili eshte personi i cili do te punoje ne kompani dhe cfare i sjell ai kompanisë.

Pavarësisht nga lloji dhe kohëzgjatja e intervistës, ne duhet te sigurohemi se japim përgjigje te duhura. Si ti formojme pergjigjet e duhura? Me poshte gjeni 10 keshilla per një interviste te suksesshme

1.      Te njohesh mire shkathtesite, pervojen dhe kualitetin tend

  • Gjate intervistes gjithmone duhet ta kesh parasysh pershkrimin qe e keni bere ne CV-ne tuaj.
  • Duhet te theksoni pikat kyce, me ane te te cilave ju do te bindni punedhenesin se jeni ju ai/ajo qe e meritoni kete vend te punes.
  • Pergatitja paraprake dhe ushtrimi me pyetjet e mundshme, eshte i domosdosshem per te pasur nje interviste te suksesshme.

2.      Kerko informacione per kompanine/organizaten ku aplikon

Punedhenesit eshte kurreshtar te dije interesin tuaj per kompanine e tyre. Natyrisht se gjate intervistes nuk do te kerkohen detajet e organizates, mirepo te pakten misioni, qellimet dhe te arriturat e tyre. Te dhena te tilla jane lehte te gjenden, permes web faqeve te ndryshme, broshurave, te punesuarve ne kompani apo permes nje vizite personale ne kompani.

3.      Informohu per poziten per te cilen aplikon

Duhet te njohesh detyrat dhe pergjegjesite e vendit te punes dhe te tregosh se je i/e gatshme te perkushtohesh ndaj punes.

Te tilla informacione jane te pershkruara ne konkursin e punës.

4.      Ushtro, pergatitu dhe relaksohu

Duhet te tregosh se jeni me te vertete te afte dhe te interesuar per ate vend te punes.

Ushtrimi dhe pergatitja paraprake mundeson qe te largoni stresin kur te perballeni me punedhenesin dhe te pershkruani veten me pak fjale, por qe jane relevante dhe bindese.

Natyra e qete tregon siguri, vetëbesim dhe sinqeritet.

5.      Vishu ne menyre te pershtatshme

Permes veshjes, ju mund te tregon seriozitet per punedhenesit dhe komoditet per veten tuaj.

6.      Mbaj kontakt me sy, buzeqesh dhe kujdesu per gjuhen e trupit

Jane detaje te vogla qe lene pershtypje te medha.

Preferohet te percillet edhe gjuha trupore e intervistuesit. Mund te kuptosh pershtypjet e tij, ndaj përgjigjeve tuaja.

7.      Verteto aftesite tuaja komunikuese, te punes grupore apo te kreativitetit

Pothuajse te githe punedhenesit kerkojne qe punetoret e tyre te posedojne keto aftesi.

Verteto ato me shembuj konkret.

Kreativiteti juaj cmohet shume, sepse forcon poziten konkurruese te kompanise.

8.      Shprehu qarte dhe mos e përsërit vetveten

 9.      Trego entuziazem, perkushtim, motivim, fleksibilitet dhe inteligjence

 10.  Parashtro pyetje te mencura ndaj punedhenesit (intervistuesit)

Pyetjet duhet te jene te qarta dhe te menduara mire. Kjo tregon se ju jeni me te vertete te interesuar per kompanine dhe vendin e punes.

Nje interviste e mire varet kryesisht nga JU. Nga dinjiteti, sinqeriteti dhe qartesia me te cilen pergjigjeni.

 

Lyra Osmani

Studente e vitit te dyte, Kolegji Universum

Aftësitë, vlerat dhe personaliteti im më siguron një karrierë të suksesshme

Profesioni kontabël është i rëndësishëm në jetën e një vendi, ai jep kontribut në zhvillimin ekonomik dhe në stabilitetin financiar, në funksionimin eficient të tregjeve të kapitalit të sektorit publik dhe privat. Profesioni i kontabilitetit nxit dhe mbështet rritjen dhe zhvillimin e biznesit në përgjithësi dhe sidomos të biznesit të vogël e të mesëm, duke iu dhënë atyre ndihmë në drejtimin strategjik e financiar dhe ka si objektiv mbrojtjen e interesave të aksionarëve dhe të publikut që investon kapitalin në to, prandaj synoj të jem prijës në këtë fushë.

Aftësitë të cilat do  më sigurojnë karrierë të suksesshme në kontabilitet konsideroj të jenë: vendosja e objektivave të arritshme, dëgjimi me kujdes atë që të tjerët janë duke thënë, puna e përbashkët grupore drejt arritjes së një qëllimi, përdorimi i mënyrave interesante për të komunikuar me grupet, prioritizimi i punëve, njohja në detaje e legjislacionit tatimorë, aftësitë menaxheriale, gjithashtu  komunikimi dhe motivimi brenda grupit dhe organizatës, si dhe nevoja  dhe dëshira për të përmirësuar aftësitë të cilat i identifikoj si më pak të zhvilluara.

Ndër atributet njerëzore padyshim se janë vlerat. Ato tregojnë arritjet dhe veçanërisht karakterizojnë dhe përcjellin individin gjatë jetës së tij. Konsideroj se jam ndër ata persona që në vazhdimësi synoj të kultivoj dhe të përcjell vlera tek të tjerët në momentin që shoh se përkojnë me vendin e punës, me organizatën, me rrethin ku jetojmë dhe zhvillohemi. Marrëdhënia që unë krijoj me shoqërinë, origjinaliteti, përkushtimi ndaj punës, të qenurit kurrioz për tu dalluar si ekspert i organizatës, apo dëshira për të qenë pjesë e një grupi të privilegjuar të gjitha këto përbëjnë vlerë për mua. Duke mos lënë anash edhe  të pasurit  pavarësi aty ku punoj.  Siguria ne pune dhe stabiliteti  si dhe të qenurit kreativ janë një ndër synimet kryesore për të arritur një qëndrueshmëri afatgjate drejt  sukseseve të vazhdueshme në karrierë.

Personaliteti bazohet kryesisht në disa tipare të rëndësishme të karakterit si (Ndërgjegjshmëri, stabilitet emocional i arsyeshëm , i kujdesshëm dhe i qetë) , (Extraversion-Ky tipar personalitetit tregon nevojën për stimuj social), (Agreeableness- Rezultati për këtë tipar është se këta persona janë shumë miqësorë, por edhe relativisht i drejtpërdrejtë). Bazuar në rezultatet e testit këto lloje kryesore të personalitetit janë të zbatueshme në mënyrë të qartë dhe si i tillë është vlerësuar në aspektin mbi mesataren (shumë) të lartë të dhënat  rezultojnë në një personalitet entuziast si një karakteristikë e njerëzve produktiv dhe efikas, e gjithë kjo ndërlidhet fuqishëm me aktivitetet e përditshme  lidhur me profesionin tim dhe në përgjithësi  me veprimtarinë time!

Florim Sejdiu, student I vitit te dyte ne Kolegjin Universum 

Aftësitë, vlerat dhe personaliteti im më siguron një karrierë të suksesshme në pozitën e Këshilltares se studentëve, në Kolegjin UNIVERSUM

Administrata është kontakti i parë dhe më i afërti i institucionit me studentin.  Konsideroj se shërbimet qe ofrohen duhet të jenë të orientuara drejt realizimit të nevojave dhe kërkesave, drejt përgjigjes së shumë pyetjeve dhe paqartësive që mund të kenë studentët, si dhe drejt zgjidhjes së situatave të ndryshme që mund të shfaqen. Natyrisht, këto qe përmenda më lartë janë dhe objektivat thelbësore që unë do mundohem ti arrij. Niveli i lartë i profesionalizmit tim në këtë fushë, do të ndihmonte jo vetëm studentin ne arritjen e qëllimit, por edhe institucionin në krijim e një rendi efikas të punës.

Mendoj se studimet, punimet seminarike, hulumtimet e realizuara gjatë viteve të fundit në Kolegjin Universum, më kanë ndihmuar të zhvilloj aftësinë për të dëgjuar të tjerët, për të punuar në grup dhe për të komunikuar rrjedhshëm, si në të shkruar, ashtu edhe në të folur. Duke patur parasysh se janë pikërisht këto aftësi të cilat janë kruciale për pozitën të cilën dëshiroj të punoj, më siguron se do kem sukses në këtë punë.

Vlerë kryesore imja është dedikimi dhe të shërbyerit gjithmonë në arritjen e një qëllimi të përbashkët, me rezultate të matshme, gjithmonë duke patur parasysh objektivat e institucionit. Kam aftësi të njoh dhe të identifikoj situatat e palakmueshme dhe të punoj me ngulm në zgjidhjen e tyre, gjithmonë duke patur qëllim arritjen  e kënaqësisë tek palët.  Theks të veçantë në punën time do ti veja krijimit të një rendi dhe ambienti profesional dhe serioz të punës, ku secili student do të ndihej i respektuar dhe i kënaqur me ofrimin e shërbimeve.

Veçori imja e theksuar është stabiliteti emocional. Duke patur parasysh se në punën që kam zgjedhur përfshihen situata presioni, nevoja bashkëpunimi, nevoja për ruajtje të qetësisë, duke qenë emocionalisht stabile, do ia dal në sukses.  Konsideroj se të qenurit e hapur, fleksibile, e fokusuar, e saktë, korrekte, e organizuar në punë, më sigurojnë dhe vërtetojnë se do kem një karrierë të ndritshme si këshilltare të studentëve në Universum.

Albina Hyseni, studente e vitit te dyte ne Kolegjin Universum

Fjalët që punëdhënësi kërkon në CV-në tuaj

Përderisa në blogun e mëparshëm keni patur mundësi të lexoni rreth gabimeve që duhet evituar kur shkruajmë CV-në, në këtë blog do të gjeni të listuara fjalët të cilat punëdhënësi pret ti shohë në Cv-në tuaj. Fjalë të cilat punëdhënësit i tregojnë aftësitë të cilat kemi fituar gjatë punës, shkollimit, eksperiencës jetësore.

Është shumë e rëndësishme që kur shkruani Cv-në të përdorni fjalë të cilat përcaktojnë veprim sepse përmes këtyre fjalëve punëdhënësi identifikon aftësitë, shkathtësitë, personalitet tuaj.

Kliko ne foton  meposhtme per te shiquar fjalet qe duhet perdorur kur ju shkruani rreth experiences suaj

untitled

Kliko ne foton  meposhtme per te shiquar fjalet qe duhet perdorur kur ju shkruani rreth experiences suaj

 untitled3

10 këshilla për një Cv të përkryer

Në bllogu e kaluar kuptuam se Cv-ja është një dokument shumë i rëndësishëm në karrierë. Shkrimi i këtij dokumenti mund të jetë shumë lodhës dhe kokë qarës. Por, nuk duhet të dorëzohemi. Në fund të fundit, ky dokument na dërgon deri në intervistë, dhe intervista në punën e ëndrrave tona. Ky është qëllimi jonë. Ne duhet të kujdesemi që Cv-ja jonë të shkëlqejë dhe të dallohet nga të tjerat!
Por, si ta bëjmë këtë?

Më poshtë gjeni 10 këshilla të cila do të të ndihmojnë të arrish qëllimin.

 

1. Ji vetvetja

Shumë shpesh, gjatë trajnimeve që realizojmë në Universum, theksoj se punëdhënësi kur lexon Cv-në tuaj, ju përfytyron, dhe pret të shohë të njëjtën kur ju takon në intervistë. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë ju rrezikonin punësimin tuaj.

Para se të filloni të shkruani CV-në tuaj është shumë me rëndësi të identifikoni aftësitë dhe vizionin tuaj. Jo vetëm se shoku juaj ka theksuar në CV deklarata klishe si: “punëtor në grup”, “komunikativ” apo “ aftësi për të zgjidhur problemet” duhet që edhe ju ta bëni këtë. Ju duhet të identifikoni aftësitë të cilat realisht i posedoni dhe të tregoni se si i keni përdorur këto aftësi për të përcaktuar, arritur apo tejkaluar një objektivë/qëllim.

 

2. Mos dërgo CV-në e njëjtë për punëdhënës dhe pozita të ndryshme

Të gjithë e bëjmë këtë. Ne, shkruajmë një CV dhe këtu përfundon e gjitha. E dërgojmë të njëjtën tek punëdhënës të ndryshëm, për pozita të ndryshme. Ndalu! Mos e bëj më këtë sepse nuk do të ftohesh për intervistë.

Punëdhënësi dëshiron të shohë se je i përkushtuar, se Cv-në e dërguar e ke punuar vetëm për të. Ai pret që CV-ja jote të tregojë shumë qartë se si dhe pse përshtatesh për pozitën dhe organizatën që ke aplikuar.

Mundohu që për secilën pozitë që aplikon të modifikosh CV-në. Hulumto mbi kompaninë në të cilën aplikon dhe në konkursin e shpallur identifiko aftësitë të cilat janë kyçe dhe i zotëron.

 

3. Mos listo punët që ke bërë….

Është shumë lehtë që në Cv-në tuaj të listoni përshkrimin e detyrave të punës.

Shembull:
– Të mbajë shënime gjatë takimeve
– Të punojë me fëmijët në kopsht
– Të mirëmbaj dokumentet e departamentit

Punëdhënësit nuk i intereson shumë se çka ke bërë ti gjatë tetë orëve të punës, ai dëshiron të dijë se çka ke arritur ti duke bërë punët e lartcekura.

 

4. …. listo të arriturat!

Punëdhënësi shikon deklarata si:

– Kam lehtësuar procedurën e mbajtjes së shënimeve. Kam krijuar kalendarin dhe databazën e shënimeve nga takimet.
– Kam zhvilluar nga tri aktivitet të reja për fëmijët e moshës 4 – 5 vjet. Kjo ka mundësuar që të përgatiten për programin e fund muajit.
– Kam sistemuar dokumentet të cilat për 10 vite nuk janë sistemuar. Kjo ka lehtësuar punën e anëtarëve tjerë të departamentit.

Po e shihni ndryshimin! Punëdhënësi dëshiron ta ketë të qartë se çfarë vlere do të sjellësh në organizatën e tij.

 

5. Shkruaj objektivin

Në momentin që ne kapin në dorë një dokument, sytë na shkojnë në fillim të faqes. Kryesisht, aty specifikohet qëllimi. E njëjta ndodh edhe me CV-në. Punëdhënësit lexojnë me shumë vëmendje objektivin.

Kur shkruan objektivin, mos përdor deklarata të përgjithësuara si: “E interesuar për pozitë e cila më ofron një zhvillim profesional”. Mundohuni që objektivi juaj të jetë më specifik dhe i fokusuar në nevojat tua dhe të punëdhënësit. Një objektiv i mirë mund të jetë “E interesuar për pozitën e asistentit në Marketing. Konsideroj se kjo pozitë do të më mundësojë të vë në dispozicion aftësitë, përvojën dhe arsimimin tim për të ngritur fonde në organizatën tuaj”.

 

6. Kujdes ne gabimet gjuhësore

CV-ja juaj nuk duhet të ketë gabime gjuhësore! Nëse në CV keni gabime, atëherë, punëdhënësi do të krijojë mendime jo të mira për ty: “Ky person nuk di të shkruaj” apo “ Ky person nuk i kushton rëndësi detajeve”. Kujdesuni që para se të aplikoni, të merrni këshilla nga një person kompetent për këtë.

 

7. Kontakte të sakta

Është shumë me rëndësi që kontaktet e tua në Cv të jenë të sakta. Punëdhënësit në shumicën e rasteve janë shumë të zënë për të humbur kohë duke ju telefonuar apo shkruar disa herë. Nese në Cv specifikoni emailin tuaj, atëherë sigurohuni e kontrolloni atë; apo, nëse vendosni numrin tuaj të shtëpisë atëherë theksoni edhe kohën kur mund të ju telefonojnë.

 

8. Vizuelisht e bukur

Cv-ja duhet të duket bukur për syrin. Kujdesu që ke përdorur fontin dhe madhësinë e njëjtë në të gjithë dokumentin. Ti mund ti dallosh ato që do duke përdorur shkronja të nxira (bold) apo të pjerrëta (italic), por mos e tepro me këtë. Në të njëjtën kohë, është shumë me rëndësi që dokumenti të jetë i strukturuar mirë dhe lehtë i lexueshëm.

Në manualin “Si të shkruajmë CV-në”, mund të gjeni një shembull CV, të cilën mund ta përdorni si Cv-në tuaj të parë.

 

9. Përdor fjalë që përcaktojnë veprim

Mos përdor fjali si “Përgjegjës për të shqyrtuar kërkesat e klientëve”. Në vend të kësaj, përdor fjalë që përcaktojnë veprim: “Shqyrtuar dhe zgjidhur rreth 100 kërkesa të klientëve në ditë”.

 

10. Mos e shkurto apo zgjat pa nevojë

Pavarësisht se nga burime të ndryshme mund të lexojmë se gjatësia standarde për një Cv është 1 – 2 faqe, nuk mund ta gjeneralizojmë këtë. Një person me 10 vite përvojë punë, nuk mund të përmbledh punën e tij në 1 faqe. Me rëndësi është që CV-ja juaj të përmbajë informata relevante për punëdhënësin. Nëse po planifikoni të filloni karrierën tuaj profesionale, apo keni pak përvojë pune, atëherë mundohuni të përmbledhin të gjitha në 1 faqe.

 

Në blogun e ardhshëm do të mund të lexoni “Cilat fjalë në CV ju sigurojnë intervistën?”